Ditën e sotme të arrestuarit me urdhër të SPAK nga dosja e Krujës, kanë dalë para Gjykatës. Një nga emrat që shkaktoi bujë të madhe ishte gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Bëhet me dije se avokati i Hoxhës ka karkuar “arrest shtëpie” oër gjyqtaren me argumentin se ajo ka dy fëmijë, një të mitur dhe një të sëmurë me autizëm. Ndër të tjera ai është shprehur se përpos fëmijëve Hoxha ka edhe babain e sëmurë. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të.